Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut, të cilat kanë shkaktuar edhe vërshime e përmbytje, pritet të vazhdojnë deri më 25 janar.
Sipas IHMK-së, situata më e rëndë nga vërshimet është në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të vendit, derisa ka paralajmëruar se mund të ketë probleme dhe vështirësi edhe në pjesë tjera.
“Situata e përgjithshëm hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit. Reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, (deri me:25/01/2023), të cilat, duke u bazuar në situatën e vështirësuar hidrologjike, ku lumenjtë kanë dalë prej shtretërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje.
Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasysh reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështersi edhe në pjesët tjera të vendit”, thuhet në njoftim.







