Përmbyten disa lagje të Durrësit si pasojë e reshjeve të shiut

Lagja numër 1 e qytetit të Durrësit që lidh shëtitoren “Taulantia” me “Currilat” është përmbytur. Reshjet e shiut kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve duke shkaktuar një trafik të rënduar.

Vështirësi në qarkullim ka edhe në lagje të tjera të qytetit bregdetar, siç është lagja nr 8, 13, 14 dhe 18. Shkak për këtë situatë janë bërë edhe punimet që po kryhen në rrjetin e kanalizimeve por edhe bllokimi i pusetave.

Reshjet intensive kanë sjellë probleme edhe në portin e Durrësit. Sektori i ngarkim shkarkimit vazhdimisht pezullon punën për shkak të kushteve të këqija atmosferike./ABC News