‘Përmbysje’ qëndrimi, nga Vjosa që kritikonte dhe akuzonte VV si të krijuar nga njerëz të PDK-së, tek ajo që është sot

Vjosa Osmani vazhdon të ketë mospajtime me partinë e saj, LDK-në. Kryetarja e parlamentit nuk ka kursyer as mbrëmë kritikat e akuzat për zyrtarë të lartë të LDK-së, duke folur edhe me emra.

Afërsia e saj e dukshme me Albin Kurtin muajve të fundit ka bërë që të mendohet aderimi i Osmanit në Vetëvendosje.

 

 

Por, Osmani jo shumë kohë më parë akuzonte partinë e Albin Kurtit se është e ndërtuar nga njerëz të PDK-së e LPK-së.

Në një diskutim në parlament si deputete, Vjosa Osmani kishte bërë premtim publik se kurrë nuk do të kalojë në Vetëvendosje.

Me akuza e zë të lartë, në këtë video mund të dëgjoni acarimet e dikurshme të Vjosës me Vetëvendosjen.