Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve sllovene, Partia Demokratike Sllovene e Janez Janshës është në epërsi ndaj partisë Lëvizja për Liri (Gibanja Svoboda) të Kryeministrit aktual Robert Golob.
Kjo është një përmbysje krahasuar me sondazhet e daljes, të cilat e treguan Golobin në epërsi, transmeton Ballkani.info.
Pas 78.78 përqind të votave të numëruara, SDS e Janez Janshës është në epërsi me 28.58 përqind, që aktualisht u jep atyre 29 vende në parlament.
Lëvizja për Liri e Robert Golobit vjen pas me 28.17 përqind dhe 28 përfaqësues.
Në vendin e tretë është koalicioni i NSi, SLS dhe Fokus me 9.56 përqind të votave, ose nëntë vende.
Të tjera janë SD dhe Demokratët, secila me nga gjashtë përfaqësues. Partia Resni.ca gjithashtu ka kaluar pragun parlamentar dhe do të marrë pesë vende, njësoj si Levica me Vesnën. /Ballkani.info/







