Përmbysje e çmendur e Inter: De Vrij spektakolar VIDEO

Inter përmbys situatën në derbi, duke shënuar edhe golin e tretë përballë Milan. Zikaltrit në pjesën e dytë janë shndërruar në skuadrën që Antonio Conte dëshiron të shohë dhe goli i tretë mbërrin në zhvillimet e një goditje këndi.

De Vrij është spektakolar në goditjen me kokë, duke mposhtur Donnarumma, që detyrohet të nxjerrë topin nga rrjeta për herë të tretë në minutën e 70.