Është përmbyllur numërimi i votave të para me postë, 27 mijë e 600. Sipas faqes së KQZ-së, deri më tash janë numëruar 100 për qind.
Sipas rezultateve të deritashme, VV-ja prin dukshëm me 72.20 për qind apo 19 mijë e 344 vota. E dyta është LDK-ja me 10.15 për qind apo 2 mijë e 720 vota. PDK-ja e treta me 9.56 për qind apo 2 mijë e 560 vota, shkruan Ballkani.info.
AAK-ja i ka 3.90 për qind apo 1 mijë e 45 vota.

Votat me postë e kanë rritur VV-në edhe në rezultatin e përgjithshëm, duke e çuar në 50.67 për qind apo 467 mijë e 125 vota. PDK-ja e dyta ka 20.43% apo 188 mijë e 317 vota, LDK e treta me 13.33 për qind apo 122 mijë e 938 vota dhe AAK-ja e katërta me 5.52 për qind apo 50 mijë e 913 vota. /Ballkani.info/








