Përmblodhi Sali Berishën: Mediat në Tiranë i thurin lavde Imer Mushkolajt

Në një debat të gati dy viteve më parë, po në një TV në Kosovë, Sali Berisha akuzonte Hashim Thaçin se kishte dashur të shiste Kosovën.

Ndryshe nga kolegët e Tiranës, që kur flet çdo lloj marine Berisha, rrinë e hapin sytë si guakë, Mushkolaj iu përgjigj Berishës së ne fakt, njeriu që ka dashur të shesë trojet shqiptare, është pikërisht ai, Sali Berisha, që e ka të faktuar me dokumente se i fali detin Greqisë.

Më pas Mushkolaj i kujtoi Berishës se është përgjegjës për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Berisha e humbi toruan nga akuzat, pasi nuk është mësuar t’ia përplasë njeri të vërtetat në sy, dhe u largua nga linja, duke lënë emisionin në mes.

E njëjta skenë është përsëritur edhe këtë të premte, kur Berisha po iu tregonte shqiptarëve të Kosovës se si është dhunuar nga Edi Rama më 21 janar të 2011 dhe nga Lulzim Basha më 8 janar të 2022.

Gënjeshtër para së cilës një gënjeshtar normal nuk mund të heshtë, sidomos kur je para një njeriu që ka vrarë qytetarët e vet për të mbajtur pushtetin.

Dhe Imer Mushkolaj këtë ka bërë.

Asnjë heroizëm në fakt, thjesht detyrën e gazetarit, duke i kërkuar Berishës të përgjigjet për qytetarët që ka vrarë në Gërdec, më 21 janar, për të mos harruar pastaj viktimat e ’97-s.

Gjë që në Tiranë, për turpin e tyre, nuk e ka bërë asnjë gazetar, ndërsa Berisha tregon çdo herë që shfaqet nëpër emisione, ndonjë version të ndryshëm të krimeve dhe korrupsionit të tij.

Nuk e bëjnë, se në fakt shumica prej tyre janë të kapur dhe s’flasin dot, si ata, si pronarët e tyre.<

Dhe kur del një gazetar i lirë si Imer Mushkolaj, Berisha i turret për ta kompleksuar si i blerë nga Serbia.<

Por kur je i lirë, nuk të komplekson dot njeri. Qoftë ky edhe Sali Berisha, që është mësuar me gazetarët e Tiranës, të cilët madje edhe i përzgjedh vetë se kush do të jetë në panel, kur shkon nëpër emision