Përlotet Adelina Tahiri, ja lidhja që kishte me 20 vjeçaren që ndërroi jetë në spitalin e Tetovës

Adelina Tahiri, Agim Poshka e Fitnete Tuda ishin artistët që reaguan për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon mbi tragjedinë në spitalin e Tetovës. “Dashtë Zoti që tragjedi të tilla të mos përsëriten. Duhet një reflektim i të gjitha institucioneve në Maqedoni pse ndodhi. Është faktori njeri, është neglizhencë. Shpresoj që hetimet të mos zgjasin shumë dhe të jepet drejtësi. Ka kaq vite që nuk investohet në shëndetësi në komunat shqiptare”, u shpreh këngëtarja Fitnete Tuda.

Po e revoltuar dhe njëkohësisht e tmerruar nga gjithë ngjarja ishte edhe këngëtarja Adelina Tahiri. Për më tepër, ajo rrëfeu se e afërmja e një prej punonjësve të saj kishte humbur jetën në spitalin e Tetovës. “Sot në mëngjes më erdhi në shtëpi me lot në sy, sepse vajza e tezes së saj kishte qenë aty brenda dhe kishte ndërruar jetë. Familja e saj kishte tentuar ta shpëtonte, por nuk kishte mundur të mbijetonte për shkak të tymit. Ishte vetëm 20 vjeçare. Sinqerisht jam e tmerruar!”, tha e prekur ajo.