Suharekë

Përleshje në një lokal në Suharekë, arrestohen gjashtë persona – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Suharekë, pasi që janë përleshur fizikisht mes vete në një lokal atje pas një mosmarrëveshje.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në mbajte për 48 orë janë ndalur B.C. (viti i lindje 1981) F.C. (viti i lindjes 1986), L.C. (viti i lindjes 1991), L.C. (viti i lindjes 1991) dhe E.G. (viti i lindjes 1996) të gjithë meshkuj kosovar shqiptar, ndërsa i dyshuari i gjashtë E.S. (viti i lindjes 2000) me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndaj të gjithë të dyshuarve, Policia ka bërë me dije se do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ rast i cili do to përcillet në Prokurorinë Themelore.

BONUS VIDEO: Vizita e kryeministrit irlandez në Kosovë, Varadkar kërkon të hiqen sanksionet e BE-së