Përleshje mes të miturve në një shkollë të Lipjanit, njëri goditet me thikë e tjetri arrestohet

Një i mitur është goditur më thikë gjatë një përleshje në mes disa personave që ka ndodhur dje në Shkollën e Mesme “Adem Gllavica” në Lipjan.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndimë trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Siç raporton Policia e Kosovës, lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, dhe një prej tyre, poashtu i mitur, është arrestuar. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.