Përleshje mes ‘Plisave’ dhe ‘Intelektualëve’

Tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ kanë hazur ne ‘rezistencë’ në kryeqytet, teksa janë përleshur me tifo-grupin e Prishtinës, ‘Plisat’.

Përleshja ka ndodhur jashtë stadiumit ‘Fadil Vokrri’, konkretisht në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në kohën kur tifozët e Dritës po marshojnë për të hyrë në stadium.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, por ka pasur edhe intervenim të policisë.

Plisat dhe Intelektualët prej vitesh i kanë marrëdhëniet e acaruara.