Prizren

Përleshje mes dy familjeve në Prizren, policia arreston 7 persona

Policia e Kosovës të mërkurën ka njoftuar se ka arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren.

Sipas njoftimit, arsyeja e rrahjes ishte mosmarrëveshja mes dy familjeve.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘Selajdin Berisha ’’ në Prizren është një rast mosmarrëveshje ne mes te dy familjeve. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: B.B. (viti i lindjes 1972),i B.B. (viti i lindjes 1978) B.B. (viti i lindjes 2000, A.B. (viti i lindjes 2001),S.SH (viti i lindjes 1954), V.SH. (viti i lindjes 1986), dhe J..SH (viti i lindjes 1991) të cilët  dyshohet se pas një mosmarrëveshje në mese dy familjeve ata kanë sulmuar  fizikisht njëri-tjetrin”, thuhet në njoftim.

Ata po dyshohen për veprat penale “Kanosje” dhe “Sulm”.