Video

Përleshje mes deputetëve në Parlamentin e Maldiveve

Deputetët në Parlamentin në Maldive janë përleshur mes vete gjatë një seance ku pritej të votohej emërimi i disa anëtarëve të kabinetit të presidentit Mohamed Muizzu.

Sipas mediave lokale, opozita vendosi të pengojë miratimin e tyre ndërsa deputetët pro-qeveritarë nisën një protestë, gjë që pamundësoi zhvillimin normal të seancës, shkruan Zëri i Amerikës.

Pamjet e agjencisë Reuters tregojnë skenat kaotike të përleshjes së deputetëve.