Përleshje me thika në një shkollë në Kaçanik, plagoset një nxënës

Një nxënës i moshës 17-vjç është therur me thikë pas një përleshje mes disa nxënësve në një shkollë në Kaçanik.

I lënduari është dërguar në QMF në Kaçanik, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore.

“Rreth orës 11:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në QMF në Kaçanik një nxënës i një shkolle në Kaçanik kishte kërkuar ndihme mjekësore. Në lidhje me këtë policia e Kaçanikut ka dalë në vendin e ngjarjes . Nga hetimet e para dyshohet se personi me inicialet B.B (M/K) 16 vjeçar nxënës, është arrestuar me dyshimin se ka lënduar ( therur) me thikë personin tjetër me inicialet A.M (M/K) 17 vjeçar edhe ky nxënës. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.