Një person ka vdekur pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Ngjarja e rëndë ku sipas burimeve kanë qenë të përfshirë dy vëllezër ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës.
Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person”, deklaroi ai.
Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar për detajet e rastit.







