Sporting Lisbona e ka mposhtur Besiktasin me rezultat të thellë 4-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje tifozët e këtyre dy skuadrave janë përleshur jashtë stadiumit, me ç’rast tre tifozë të skuadrës turke kanë përfunduar në spital.

Nga kjo përleshje autoritetet portugeze bëjnë me dije se kanë arrestuar deri më tani 26 persona.

Më poshtë keni pamjet e përleshjes së tifozëve të Sporting Lisbonës dhe Besiktasit.

https://www.youtube.com/watch?v=h5TuzI1hxDM&feature=youtu.be