Përleshje fizike në Pejë, shkak mosmarrëveshjet familjare në mes ish-bashkëjetuesve

Një përleshje mes dy grupeve ka ndodhur dy ditë më parë në Pejë, gjatë të cilës është përdorur edhe arma e zjarrit njofton Policia.

Si pasojë e kësaj përleshje, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, në mesin e tyre edhe një femër.

Dyshohet se motivi i gjithë kësaj ishin mosmarrëveshjet familjare, pasi që viktima dhe njëri nga të dyshuarit kishin bashkëjetuar në shtetit e Suedisë.

“Personat e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe me datë 06.08.2019 rreth orës 13:00, 2-(dy) të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Stacionit Policor në Mitrovicë”, njofton Policia.

Të dyshuarve iu është konfiskuar arma (pistoletë me gas) e markës GAP cal. 9mm, të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit Policor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48-orë. Kujtojmë se dy ditë më parë në Prizren, një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj me 15 plumba. Sipas të dhënave, çifti jetonte në Zvicër dhe kishin ardhur në Kosovë për pushime.

loading…