Përleshje fizike në Gjakovë, policia arreston katër persona

Gjatë ditës së djeshme në Qabrat të Gjakovës janë arrestuar katër meshkuj pasi janë përleshur mes vete.

Nuk dihet motivi që i ka shtyer këta persona drejt përleshjes fizike, por, të njejtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Qabrat, Gjakovë 01.11.2018 – 02:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.