Një përleshje fizike në mes të disa personave është raportuar sot në Pejë.

Rreth orës 16:30, Policia është informuar se në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë kishte ndodhur një përleshje mes disa personave.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia kanë marrë personin e lënduar të cilin e kanë dërguar për tretman mjekësor.

Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me këtë rast, pasditen e sotme Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy personat e dyshimtë, të cilët ishin në arrati.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.