Përleshje e të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet se janë therur me thikë dy persona

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur para pak minutave në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ku si pasojë dyshohet se dy persona janë therur me thikë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjatë përleshjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, teksa personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital.

Nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë drejt rrahjes.

Demokracia.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.