Një përleshje e rëndë ka ndodhur dje në Burgun e Dubravës, rast të cilin policia e ka klasifikuar si “tentim vrasje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat.

I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & VRASJE NË TENTATIVË

Qendra Korrektuese Dubravë 17-18.11.2022 – 18:35-10:20. Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull  kosovar ka kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.