Përkujtohet 21 janari, shpresa e familjarëve të viktimave tek drejtësia e re

Është përkujtuar për të nëntin vit rradhazi e gjithë moria e ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, ditë ku në protestën e opozitës socialiste të kohës u vranë 4 vetë.

Familjarë të viktimave, Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës kanë ecur sërish në bulevardin pranë kryeministrisë me një lule në dorë. Në shenjë përkujtimi, ashtu si çdo vit, një lule është vënë në pllakatën e vendosur për secilin nga viktimat e 21 janarit të 9 viteve më parë.

Pavarësisht se ngjarjeve po u vjen 10 vjetori, drejtësia ende nuk e ka mbyllur dosjen e 21 janarit, e cila fle prej vitesh në gjykatën e lartë. Disa prej familjarëve e kanë humbur besimin për drejtësi, ndërsa dida të tjerë janë shprehur se kanë besim të rinstitucionet e reja të drejtësisë./E