Më 24 nëntor të vitit 2003 ishin vrarë tinëzerisht dy policë të Kosovës, ish ushtarë të UÇK-së nga Deçani, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj.

Ata ishin vrarë në një pritë në rrugë Deçan-Pejë.

Në 15 vjetorin e vdekjes ata janë përkujtuar nga familjarët, kolehët dhe bashkëluftetarët.

Për këtë përkujtim ka shkruar edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka marrë pjesë në ceremoni.

Postimi i tij:

Sot, se bashku me miq, familjarë, kolegë dhe bashkëluftëtar përkujtuam luftëtaret e lirisë, oficeret policor , Isuf Haklajn dhe Sebahate Tolaj, të vrarë tinëzisht 15 vite më parë, me 24 nëntor të vitit 2003, nga dora tradhtare për të marrë hakun e Serbisë kriminale të ciles Sebahatja dhe Isufi ju dhanë goditjen në Betejat e Loxhës dhe Kosharës deri në çlirimin e Kosovës.
Lavdi jetës dhe vepres se tyre, kujtimi për ta nuk zbehet kurrë.