Përkeqësimi i sigurisë në rajon, Vuçiq thërret në takim urgjent me shefin e BIA-së

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thirrur një takim urgjentë me krerët me të lartë të institucioneve të sigurisë në Serbi për shkak të  përkeqësimit të situatës në rajon.

Në këtë takim janë duke marrë pjesë Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ministri  i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, Ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin dhe kreu i BIA-s, Bratislav Gashiq, raporton tanjug, transmeton Gazeta Express.

Në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, ndërkohë nuk është lëshuar kurrfarë komunikate për media.

Ndërkohë siç raporton Novosti takimi është thirrur pas tensionimit të situatës me Malin e Zi dhe rrahjes së një të riu serb në Podgoricë.