Shtigje të jashtëzakonshme

Përjetoni magjinë e skijimit me plot adrenalinë në bjeshkët e Deçanit, këtë përvojë ua mundëson Kosovo Wild Freeride

Bjeshkët e Deçanit tashmë njihen për shtigje atraktive të skijimit, sidomos për skijim që të jap  adrenalinë të jashtëzakonshme.

Që këto shtigje të shijohen maksimalisht është kujdesur shoqata e sapo krijuar Kosovo Wild Freeride, duke ofruar mundësi për të gjithë të interesuarit që të arrijnë lehtë dhe shpejt në shtigjet e skijimit që ofrojnë bjeshkët e Deçanit.

Kosovo Wild Freeride është gati t’ju sjellë një përvojë të jashtëzakonshme skijimi jashtë shtigjeve!

Kjo shoqatë tashmë ka në posedim edhe makinat e specializuar të njohura si PistenBully që ofrojnë udhëtime të paimagjinueshme në terrene të pakrahasueshme dhe të pazbuluara deri më tash. Vizitoni faqen www.kosovowildfreeride.com për të zbuluar më shumë rreth kësaj aventurë të pazakontë në bjeshkët e mrekullueshme dhe të egra të Deçanit.

Çka është Freeride?

Me Freeride nënkuptohet emocioni i shkëputjes nga shtigjet e rregullta të skijimit. Është eksplorimi i terreneve të papërcaktuara në male, që të jep lirinë e skijimit jashtë shtigjeve të njohura si të rregullta. Me Freeride ju mund të përjetoni aventurë dhe këtë ua ofron Kosovo Wild Freeride.

Për më shumë shihni video në vazhdim që të bindeni se këto shtigje të egra janë ndër më të mirat në këtë pjesë të Evropës.