‘Përjashtimi’ i Vjosa Osmanit nga partia: Flet analisti Faton Abdullahu

‘Vjosa Osmani nuk do të përjashtohet nga LDK’, të paktën kështu po thotë analisti Faton Abdullahu, i cili më herët ka qenë i afërt me këtë parti.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Abdullahu thotë se largimi i Vjosa Osmanit do të shkaktonte pakënaqësi tek votuesit e LDK’së.

“Por përkundër të gjithave Vjosa nuk do të ndalet me kundërshtime, sepse i di të gjitha këto. Kjo qarje në LDK mund ta dëmtoj punën edhe të Qeverisë. Përndryshe kur do të vijnë zgjedhjet në këtë parti, Vjosa do të mundohet të rikthehet, ndoshta edhe shumë më herët.”, shton tutje ai.

Postimi i plotë:

Vjosa Osmani nuk do të përjashtohet nga LDK-ja. Largimi i saj mund të krijoi më shumë pakënaqësi tek votuesit e LDK-së, sesa që për Kryesinë e LDK-së mund të shkaktoj probleme qëndrimi i saj në parti. Fakti se LDK tani është në pushtet e bën që LDK ta menaxhojë më mirë këtë çarje. Thënë ndryshe rreziku i LDK-së nga znj. Osmani, mund të menaxhohet dhe kontrollohet, por jo edhe revolta që mund të shkaktoj përjashtimi i saj. Mbledhja e LDK-së për kinse largimin e Vjosës është për ta amortizuar revoltën e atyre që kërkojnë që Vjosa të ndëshkohet për mosrespektimin e vendimeve të partisë. Për më shumë Kryesia e LDK-së me këtë veprim, pra kinse kemi me përjashtu Vjosën, do të mundohet të tregohet zemërgjerë dhe kinse punon për unitetin e partisë. LDK tani për tani nuk i frikësohet znj. Osmani. Kjo Kryesi bën se do ta përjashtojë për ta amortizuar kundërshtimin e saj sidomos në Kuvend. Por përkundër të gjithave Vjosa nuk do të ndalet me kundërshtime, sepse i di të gjitha këto. Kjo qarje në LDK mund ta dëmtoj punën edhe të Qeverisë. Përndryshe kur do të vijnë zgjedhjet në këtë parti, Vjosa do të mundohet të rikthehet, ndoshta edhe shumë më herët.