Perin lë Juventusin, do të rikthehet te Genoa

Mattia Perin mund të quhet sërish një lojtar i Genoas. Portieri u largua nga Juventusi, ku për asnjë moment nuk ka arritur të jetë protagonist.

27-vjecari u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018, pikërisht nga Genoa për 14.2 milionë euro, ndërkohë që në atë periudhë ai shikohej si zëvendësuesi i Gianluigi Buffon.

Por dëmtimet e shumta dhe forma e mirë që tregoi Szczęsny bënë që Perin të mos bëhej asnjëherë i rëndësishëm për bardhezinjtë. Gjatë merkatos së kësaj vere, portieri ishte pranë kalimit te Benfica, por ai nuk kaloi vizitat mjekësore, duke u rikthyer sërish te bardhezinjtë.

Kalimi te Genoa mund ta ndihmojë Perin të rigjejë formë e dikurshme, kur ai shikohej si një nga portierët më të talentuar të futbollit italian.