Zyrtari i LDK’së, Visar Azemi ka reaguar pas përgjimeve të publikuara sot mes shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit Milan Radojçiq.

Azemi thotë se me këtë përgjim u dëshmuar edhe njëherë koordinimi i fshehtë i VV’së me Listën Serbe.

“Ata që dikur në opozitë e akuzonin këtë parti si formacion çetnik, në pushtet e shndërruan në bashkëpunëtoren më të ngushtë. Hipokrizi dhe mashtrim.

Premtuan transparencë e integritet, dhe sot shohim një pushtet që koordinohet në mënyrë të dyshimtë skutave dhe që i nënshtrohet një krimineli. Nuk iu mbeti asnjë premtim pa u thyer”.

Ai shton se për pak vota, VV’ja bënë pakt edhe me djallin.

“Kjo është e vërteta e këtij pushteti, prandaj vërtetë ky pushtet nuk i duhet Kosovës. Vendi ynë meriton shumë më ndryshe e shumë më mirë. Dhe LDK e Lumir Abdixhiku do ta ofrojnë atë!”, tha ai.