Përgjigjja e re e Kosovës ndaj Serbisë: Asnjë serb s’mund të hyjë në Kosovë me pasaportë serbe

Drejtoria Kufitare e Policisë së Kosovës ka marrë vendim për mospranimin e pasaportave serbe me rastin e hyrjes së qytetarëve serbë në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit, ndalimi i hyrjes nuk vlen për personat që kanë letërnjoftime dhe certifikatë me fotografi për fëmijët.

Sipas televizionit publik serb, policia kufitare e Kosovës këtë vendim e ka marrë pa pajtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe pa njoftimin publik për procedurat, transmeton Ballkani.info.

Masat e policisë kufitare që kanë hyrë në fuqi nga dje, sipas rts-it, do t’i godasë qyetarët e Serbisë të cilët përmes Kosovës udhëtojnë në Shqipërisë, Mali të Zi, etj.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se kjo masë është në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011, e cila ndalon përdorimin e pasaportave si i vetmi dokument i udhëtimit.

Sipas mediave serbe, nga kalimet kufitare ndërmjet dy vendeve janë kthyer shumë familje me fëmijë të cilët posedonin vetëm pasaportë të Serbisë. /Ballkani.info/

loading…