“Përgjigjja” e Danimarkës për mijëra punëtorë të vdekur në Katar, fanellat e reja tregojnë anën e errët të Kupës së Botës

Shumica e skuadrave kombëtare në botë kanë prezantuar fanellat të reja për Botërorin e Katarit. Fanellat e Kombëtares daneze duken ndryshe dhe tejet domethënëse.

Ata prezantuan fanellat me tri ngjyra, ajo tradicionale kuq e bardhë, por edhe e zezë, dhe të trija fanellat në pamje të parë duken si fanellat më të thjeshta, njoftojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Ajo që menjëherë “bie në sy” në shikim të parë është se në të gjitha grupet emblemat e shoqatës së futbollit dhe prodhuesit mezi duken – dhe ka një arsye të fortë pse është kështu.

Si një komb thellësisht i ndërgjegjshëm, danezët ishin ndër të parët që ngritën zërin për shkak të mijëra punëtorëve që vdiqën gjatë ndërtimit të infrastrukturës botërore në Katar vitet e fundit, dhe në fakt fanella uniforme si kjo janë mesazhi dhe shenjë respekti ndaj tyre.

Prodhuesi i pajisjeve, kompania daneze “Hummel”, shpjegoi kuptimin dhe simbolikën e të tri ngjyrave të fanellave, nga të cilat e zeza mbart një sfond të rëndë dhe të errët.

“Ngjyra e zisë. Ngjyra perfekte për fanellën e tretë të Danimarkës për Kupën e Botës të këtij viti. Edhe pse e mbështesim deri në fund kombëtaren daneze, kjo nuk duhet të ngatërrohet me mbështetjen e një turneu që kushtoi mijëra jetë. Ne duam të shprehim qëndrimin tonë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Katar dhe trajtimin e punëtorëve migrantë që ndërtuan stadiumet e Kupës së Botës në vend”, thuhet në deklaratën e kompanisë.