Përgjaken rrugët, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur në aksidente rrugore

Dy të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i aksidenteve rrugore këtë të hënë. Brenda pak minutash, në Elbasan dhe Kavajë humbën jetën në aksident dy burra, përkatësisht të moshës 60 dhe 52 vjeç. Në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ishte një automjet tip Volkswagen me drejtues L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, i cili aksidentoi një këmbësor, rreth moshës 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

ksidenti i dytë me pasoja fatale ndodhi në Kavajë, në rrugën dytësore të Malit të Robit. Automjeti me drejtues B.F ka përplasur G. L., 52 vjeç, i cili po lëvizte me një biçikletë. Si pasojë e përplasjes, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra në kokë dhe trup. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat nga policia për t’u marrë në pyetje. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti fatal.

Në Fushë Krujë – Milot, në motoçikletë, e drejtuar nga një 18-vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar poshtë gomave të një Mercedes Benzi, që drejtohet nga një vajzë nga qyteti i Lezhës. Për pasojë, është plagosur rëndë 18-vjeçari me inicialet A.SH. I riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Treaumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ai është në gjendje kritike për jetën.