Përgatitet padia ndaj Michael Jacksonit

Dy burrat që paraqiten në dokumentarin që shpalos abuzimet seksuale të këngëtarit Michael Jackson, mund të ngritin padi ndaj kompanive të yllit të muzikës pop.

Wade Robson dhe James Safechuck, kanë dëshmuar se janë abuzuar seksualisht nga këngëtari gjatë viteve ’80 dhe ’90 në pronën e tij të njohur si “Neverland”.

Michael Jackson vdiq në vitin 2009, ndërsa familja e tij vazhdimisht ka mohuar akuzat e dyshes.

Një gjykatë në Kaliforni, ka vendosur se dyshja që pretendohet se janë viktima të Jacksonit, mund të ngritin padi shkaku i një ligji të ri që ka hyrë në fuqi më 1 janar.

Deri më tani padia mund të bëhej para se i akuzuari të mbushte 26 vjet, por ligji i ri ka shtyrë afatin kohor deri në 40 vjeç.

Robson dhe Safechuck kanë dëshmuar se janë abuzuar nga Jacksoni nga mosha shtatë deri në dhjetë vjeç./Ballkani.info/