Sapo ka përfundur takimi mes dy këshilltarëve politikë të kancelares gjermane, Angela Merkel, Matthias Leuttenberg, Jan Hecker dhe kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.
Takimi ka zgjatur gati dy orë ndërkaq ende nuk janë deklaruar për media se qka konkretisht u bisedua në këtë takim, raporton Ballkani.info.
Rikujtojmë se në Kosovë të shtunën solli mesazhe edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.
Para këtij takimi në Qeveri, të dy këta u takuan edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Ndërkaq, siç bëjnë të ditur mediat serbe, nesër gjatë ditës ata do të vizitojnë edhe Beogradin e do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Ballkani.info/







