Përfundon takimi mes Zemajt dhe zv/ministrit maqedon, nuk dihet a do hiqet testi PCR

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani.

Zemaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për situatën epidemiologjike në të dy shtetet dhe angazhimet rajonale për menaxhimin e pandemisë COVID-19, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me coronavirus në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, jep mundësinë për rishikimin e masave lidhur me qarkullimit midis dy shteteve, por nuk bëhet e ditur se a do hiqet testi RT PCR negativ për të kaluar kufijt.

Ky është postimi i tij i plotë:

Bashkë me , z. Ilir Hasani, Zëvendësministrin e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut diskutuam për situatën epidemiologjike në të dy shtetet, masat e ndërmarra nga të dy qeveritë respektive dhe angazhimet rajonale për menaxhimin e Covid-19.

Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19.

U dakorduam që bashkëpunimi midis dy shteteve të intesifikohet edhe më tej në interes të shëndetit të qytetarëve të dy shteteve.