Përfundon takimi Kosnett-Osmani, nuk flasin para gazetarëve

Ka përfunduar takimi ndërmjet ambasadorit të SHBA’së në Prishtinë, Philip Kosnett, dhe nënkryetares së LDK’së, Vjosa Osmanit.

Takimi nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta, ndërkohë nuk dihet se çfarë mund të ketë qenë temë diskutimi.

Një komunikatë për media që do të lëshohet nga partia që drejtohet nga Isa Mustafa, pritet që të japë detaje rreth takimit Kosnett-Osmani.

Në të njëjtën kohë, në selinë e LDK’së është mbajtur edhe takimi mes grupeve punuese për arritjen e koalicionit me VV’në.

loading…