Ka përfunduar takimi mes një grupi të deputetëve nga LDK, PSD, Alternativa me delegacionin amerikan, raporton Gazeta Express.

Deputetët që dolën nga takimi që zgjati një orë e gjysmë kanë refuzuar të deklarohen për media.

Në këtë takim kanë marrë pjesë pjesë deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi; deputeti i Alternativës Ilir Deda dhe deputeti i PSD-së, Visar Ymeri.

Delegacioni i udhëhequr nga John Erath, drejtor kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley, kanë mbajtur një rekord të takimeve. Në të gjitha këto është diskutuar për pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe.

Delegacioni kanë takuar dje kryeministrin Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi. Shefi i ekzekutivit ka lënë mbledhjen pak minuta para se ajo të përfundonte.

Më tej, Haradinaj ka treguar se as pak këtij takimi nuk ka pranuar që taksa ndaj Serbisë të hiqet, pa u njohur pavarësia e Kosovës.

Thaçi nuk ka folur asgjë, ndërsa në orët e mbrëmjes ka shkuar në shtëpinë e kreut të LDK’së, Isa Mustafa.

Mëngjesin e sotëm i pari i vendit ka vazhduar takimet me njerëzit e administratës Trump, mirëpo në zyrën e tij ka qenë edhe ekipi negociator, i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Zyra e Presidentit doli me njoftim se të gjithë anëtarët e ekipit negociator janë pajtuar se duhet të dëgjohen këshillat e amerkanëve dhe të hiqet taksa.

Këtë e ka mohuar Shpend Ahmeti, duke thënë se nuk është pajtuar se duhet të pezullohet taksa.

Ndërkaq para amerikanëve është zbutur Fatmir Limaj, partneri i Haradinajt i cili deri tash po e përkrahte taksën dhe qëndrimin e Kryeministrit për mosheqjen e saj.

Limaj ka thënë se duhet të merren parasysh këshillat e amerikanëve që cojnë në fillimin e dialogut