Përfundon takimi i Bartomeut me babain e Messit, zbulohen detajet

Janë zbuluar detajet e takimit në mes Bartomeut dhe babait të Messit, që është zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Sipas disa raportimeve, është treguar që Bartomeu i ka ofruar Messit rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera.

Bartomeu po besohet se ka treguar që Barcelona nuk është e përgatitur që të negociojë për klauzolën e lirimit të Messit prej 700 milionë euro.

Po ashtu, është treguar se Barcelona nuk është e gatshme që ta lejojë futbollistin të largohet.