Përfundon stinori për Valon Berishën

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha e ka mbyllur sezonin përpara kohe, ka njoftuar ekipi tij, Reimsi të premten në faqen zyrtare.

Në njoftimin e klubit bëhet e ditur se Berisha tashmë i është nënshtruar operimit të gjurit dhe do të duhet të pauzojë për tetë javë.

Klubi francez ka shtuar se Berisha do të jetë i gatshëm para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Mesfushori kosovar këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në 27 paraqitje për Reimsin në të gjitha garat.

28-vjeçari ka kontratë me klubin nga Ligue 1 deri në vitin 2024.