Përfundon për sot aksioni në Brezovicë, sekuestron rreth 50 villa të politikanëve, biznesmenëve…

Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore të Ferizajt dhe Policisë së Kosovës për aksionin e villave në Brezovicë.

Prokurori Rasim Maloku, e ka konfirmuar këtë për Demokracia.com, duke thënë se aksioni do të vazhdojë.

“Për sot e kemi përfunduar aksionin. Janë sekuestruar rreth 50 villa dhe aksioni do të vazhdojë përsëri”, ka thënë shkurt Maloku për Demokracia.com, duke mos dhënë detaje shtesë.

Demokracia.com mëson se në këtë aksion të Prokurorisë janë sekuestruar villa të politikanëve, biznesmenëve e gjyqtarëve.