Sot ka përfunduar dëshminë e saj dëshmitarja e 17-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Dëshmitarja e 17-të me radhë, Dragica Bozhaniq, ka përfunduar me përgjigjet e saj më shpejt se që ishte planifikuar.

Dëshmitarja serbe, e cila u paraqit sot si e 17-ta në seancën e sotme, e ka pranuar para të pranishmëve, se serbët civilë të asaj ane, ishin armatosur nga Serbia.

Gjykimi në këtë rast ka përfunduar dhe pritet të vazhdojë më 28 gusht. Gjatë kësaj javë janë dëgjuar 2 dëshmitarë.