Përfundon numërimi i votave me kusht në të gjitha komunat, këto janë rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 9,313 votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajtën më 14 nëntor.

Në Istog Bekë Berisha i AAK-së ka marrë 148 vota kurse Ilir Ferati i LDK-së ka marrë 148.

Në Klinë Zenun Elezaj i AAK-së ka marrë 89 vota kurse Esat Raci i PDK-së ka marrë 74.

Në Junik, Agron Kuçi i AAK-së ka marrë 22 vota kurse Ruzhdi Shehu i LDK-së ka marrë 23.

Në Kllokot, Vladan Bogdanoviq ka marrë 8 vota kurse Strahinja Spasiq ka marrë 7 vota.

Në Gjilan Alban Hyseni ka marr 278 vota kurse Lutfi Haziri 285.

Në Fushë Kosovë, Enver Bajçinca i LVV-së ka marrë 92 vota kurse Burim Berisha i LDK-së ka marrë 151.

Në Dragash, Bexhet Xhaladini i LDK-së ka marrë 121 vota, derisa Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 91 vota.

Në Gjakovë, Ardian Gjini i AAK-së ka marrë 479 vota, kurse Mimoza Kusari nga VV ka marrë 403 vota.

Në Gllogoc, Ramiz Lladrovci nga PDK ka marrë 307 vota, derisa 233 vota ka marrë Driton Ajazi.

Në Kamenicë, Qëndron Kastrati nga PSD ka marrë 113 vota, kurse Kadri Rahimaj nga VV ka marrë 136 vota.