Fluksi i qytetarëve që kalojnë nëpër pikën kufitare në Merdare gjatë ditës së sotme është më i vogël se sa ditëve të tjera. 

Bashkatdhetarët që po dalin nga Kosova, përmes Merdares këtë të enjte po presin deri në 10 minuta. 

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku ka konfirmuar se qytetarët për të dalur nga Kosova nga pika kufitare Merdare po presin 5 deri në 10 minuta.

 E për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, 3 deri në 5 minuta.

Sipas këtij njoftimi edhe në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta për hyrje-dalje.