Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Reqan të Prizrenit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasoj e zjarrit është djegur një pjesë e çatisë së shtëpisë si dhe një pjesë e katit të dytë të shtëpisë. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, përcjell Ballkani.info.
“INCIDENT ZJARRI / Fsh. Reqan, Prizren 09.07.2022 – 11:20. Është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Si pasoj e zjarrit është djegur një pjesë e çatisë së shtëpisë si dhe një pjesë e katit të dytë të shtëpisë”, thuhet në raportin PK-së.
Sipas policisë gjatë fikjes së zjarrit një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësorë. Rasti në hetime.







