Zjarr

​Përfshihet nga zjarri autobusi me pasagjerë në hyrje të Elbasanit

Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, në hyrjen perëndimore të qytetit të Elbasanit.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur të fikin zjarrin.

Në dyshimet paraprake thuhet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në motorin e mjetit.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Bradashesh-Elbasan, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28-vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit. /tch