Përfshihet nga flakët një veturë në lagjen “Kodra e Diellit”

Një veturë është përfshirë nga flakët në një parking në rrugën “Major Mehmet Bushi”, në lagjen “Kodra e Diellit”.

Sipas pamjeve të cilat i kanë dërguar lexues të portalit Koha.net, të pranishëm shihen të jenë edhe zjarrfikësit.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërkaq Koha.net është duke pritur përgjigje nga Policia.