Përfshihet nga flakët një banesë, vdes 85-vjeçari

Një 85-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Kavajë, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, në Golem.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20, në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.