Në lagjen Dardania janë përfshirë nga zjarri katër vetura, një kioskë dhe një kontejner i mbeturinave.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se nuk raportohet për persona të lënduar shkruan Reporteri.net.

Në njoftim thuhet se ende nuk dihen rrethanat që shkaktuan zjarrin, i cili është lokalizuar nga zjarrfikësit.

“Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri një kontenier i mbeturinave, pronë e ndërmarrjes Pastrimi, një kioskë si dhe katër vetura. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.”, thuhet në njoftimin e Policisë.