Presidenti i Shqipërisë

Përfitojnë 1100 të dënuar, dekretohet Amnistia Penale, Presidenti shpall ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, firmosi sot dekretin për amnistinë penale, që u miratua pak ditë më parë në Kuvend.

Të enjten e kaluar, Amnistia Penale u miratua me votat e 110 deputetëve. Nga kjo amnisti do të përfitojmë 1100 të dënuar, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë ndërkohë 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi./Top Channel/