“Perfekt, i shëndetshëm dhe i lumtur”, 3 vjeçari gjendet i vdekur në shtrat

“Perfekt, i shëndetshëm dhe i lumtur”, kështu e përshkruajnë djalin 3 vjeçar prindërit e tij “të shokuar” pasi e gjetën të voglin e tyre papritur të vdekur në shtrat.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në maj të vitit të kaluar në Timberley,Chershire të Anglisë.

Sara Grogan dhe bashkëshorti i saj James e vendosën Frankien në gjumë, e mëngjesin e ditës së nesërme e gjetën të pajetë në krevat.

Vogëlushi 3 vjeçar u çua gjatë natës e kërkoi ujë, që është diçka normale, u shtri për të fjetur, e nuk u zgjua më.

Sipas mjekëve, fëmija ndërroi jetë për shkak të sindromës “Vdekje e papritur e pashpjegueshme në fëmijëri”, që mund të ndodhë nga mosha një deri në 18 vjeç.

Çifti, i shkatërruar psikologjikisht, ka grumbulluar 20 mijë paund për të financuar kërkimet shkencore të sindromës, që nuk i është gjendur ende shkaktari.