Përfaqësuesja e SHBA-së në KS të OKB-së, Linda Thomas-Greenfield, i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga siç e tha “veprimet e pakoordinuara apo përshkallëzuese”, si dhe inkurajoi vendet t’i rikthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Për çështjen e dinarit ajo tha se SHBA ka shprehur brenga sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e rregullores së BQK-së, duke u shprehur se “vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale”

“ShBA mbesin tëpërkushtuara për paqen dhe stabilitetit në Ballkanin Përëndimor, duke përfshirë edhe mbështetjen tonë për forcën e Kosovës në përputhje me mandatin e OKB-së. Është qëllim i yni së bashku me partnerët europianë të nxisim demokracinë, integrimin ekonomik-rajonal, një shoqëri shumë etnike dhe sundim të ligjit”, tha ajo në KS të OKB-së.

“I kërkojmë Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara apo përshkallëzuese dhe inkurajojmë që t’i rkthehen Dialogut të lehtësuar nga BE-ja që SHBA e mbështet fuqishëm dhe vazhdimisht”.

“SHBA ka shprehur brenga sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e rregullores së BQK-së, rregullores se ndryshuar sa i përket transaksioneve në para të gatshme dhe vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale”.

“Bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani por që të shtyhet derisa të ketë procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe praktikat e qeverisës së mirë. E popullata e prekur te jetë e edukuar dhe informuar mjaftueshëm”, u shpreh ajo.

E njëjta i kërkoi qeverisë serbe të bashkëpunojë në këtë përpjekje.

Thomas-Greenfield ka kritikuar Serbinë për sulmin në Banjskë derisa ka shprehur shqetësimin se Radoiçiqi mbetet ende i lirë.

“SHBA dënon edhe njëherë të sulmeve paramilitare serbë në Banjskë të Kosovës ku u vra një polic. Katër muaj pas sulmit Serbia ende nuk ka marrë në llogari ata që e kanë bërë sulmin. Lideri i këtij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi. Serbia duhet të flasë me KFOR-in që një sulm i tillë të mos ndodh më”, ka deklaruar ajo.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos ndërmarrin veprime përshkallëzuese dhe t’i kthehen dialogut.